SHPËRNDAJE

YoutubeKids

YouTube sjell aplikacionin më të ri ‘YouTube Kids’, i cili do të bëjë të mundur shfaqjen e programeve vetëm për fëmijë.

Aplikacioni ka një ndërfaqe të thjeshtë, në fillim gjenden pesë butona si:
Shfaqje: Për shfaqjet që janë vetëm për fëmijë.
Radio: Për të dëgjuar këngët më popullore për fëmijë.
Simboli i dritës: Ka programe edukimi.
Dylbi: Kur kërkon për videot më popullore.
Kërko: Për të kërkuar në mënyrë manuale për video.

Në aplikacion do të ketë disa kufizime, për t’u siguruar që një fëmijë nuk do të shohë video të papërshtatshme për moshën e tij. Prindërit mund të vendosin gjithashtu një kufizim të kohës dhe fjalëkalim tek aplikacioni, kështu sapo të mbarojë koha që kanë përcaktuar ata, do të kërkohet sërish fjalëkalimi për t’u hapur aplikacioni.