SHPËRNDAJE

Më mirë vonë se kurrë!

YouTube, vendi i preferuar i të gjithëve, njoftoi këtë javë se nuk do të lejojë më videot e fëmijëve që kanë lloje specifike të përmbajtjes shqetësuese. Kjo lëvizje pason pasi që u kritikua për përmbajtje të dhunshme dhe shqetësuese.

Sajti po bën gjithashtu “të kufizuar nga mosha”, që do të thotë që shikuesit do të duhet të konfirmojnë se janë mbi një moshë të caktuar për ta parë atë, shkruan Indeksonline.

Se ky lloj ndryshimi ishte edhe i nevojshëm flet për një gamë të gjerë të përmbajtjeve të çuditshme në YouTube që kanë irrituar prindërit dhe mësuesit për vite me rradhë.

Por kjo nuk do të thotë që ju duhet të lejoni fëmijët të shikojnë YouTube pa mbikëqyrje.