SHPËRNDAJE

Kryeministri Zoran Zaev në një intervistë për “Fajnenshëll Tajms”, vlerëson se Maqedonia dhe Greqia po afrohen zgjidhjes së kontestit shumë vjecar për emrin.

“Unë jam optimist. Është shumë e rëndë, dhe jemi të vetëdijshëm për këtë. Por do të ishte mirë që për të dyja palët që të gjejmë një zgjidhje sa më shpejtë të jetë e mundur”, ka thënë Zaev.

Zaev përsërit se nuk nevojitet ndryshim i kushtetutës së maqedonisë, ashtu sic insiston Greqia si garancë për marrëveshjen eventuale.