SHPËRNDAJE

Kryeministri Zoran Zaev duke komentuar rastin ‘Haraçi’ tha se nuk do të lejojë që dikush të përfshijë atë në rastin ‘Haraçi.

Zaev beson në proces transparent dhe mohon secilin spekulim për përfshirje të tij në rastin ku të dyshuar janë Bojan Jovanovski i njohur si Boki 13 dhe Zoran Mileski.

Gjatë fjalimit të tij, kryeministri Zaev përmendi edhe fjalën ‘peder’ duke kërkuar falje komunitetit LGBT.

“Spekulimet që shkojnë deri atje, duke tentuar që dikush të më përfshijë mua, edhe një herë e them. Unë jam Zoran Zaev, erdha këtu falë votës së qytetarëve, duke luftuar për liri, demokraci, për shtet të së drejtës dhe për vend normal. Unë jam normal dhe vazhdoj të luftoj deri në fund. Natyrisht, nuk do të lejoj disa kriminelë, një gazetar i kotë dhe kërkoj falje nga bashkësia LGBT, një ‘peder’, të më rrëzojnë nga Qeveria. Do të luftojmë deri në fund, dhe secili do të ndërmerr përgjegjësi”, tha Zaev.

Zaev më vonë, pas reagimeve në opinion nëpërmjet rrjetit social ‘Twitter’ tha se për bashkësinë LGBTI ka shumë respekt dhe për këtë shkak para se të përdor fjalën ‘peder’ ka kërkuar falje.

Ai kërkoi falje edhe njëherë ndaj bashkësisë LGBTI duke thënë se do të luftojë për të drejtat e tyre.

Изјави по одбележувањето 18 години Рамковен договор

Gepostet von MИА.mk am Dienstag, 13. August 2019