SHPËRNDAJE

Kryeministri Zoran Zaev sot nga Kavadari paralajmëroi takim të liderëve. Ai këtë e tha duke u përgjigjur në pyetjet gazetareske, se a do të takohen liderët në lidhje me PSP-në ashtu siç kërkon OBRM-PDUKM.

“Gjithsesi, është koha që të mbajmë takim të liderëve. Një për shkak të reformave dhe ligjeve reformuese, e dyta, për zgjedhjet presidenciale të cilat po vinë. Dhe e treta, të bisedojmë për ç’do çështje të hapur”, tha Zaev. Ai shtoi se dialogu është në të mirë të vendit, për të gjitha çështjet e hapura.

“Besoj që së shpejti do të mbahet takimi i liderëve, si përgjigje edhe të shefit të opozitës. Së bashku do të përshtatemi, që të mund ta mbajmë takimin e liderëve”, tha Zaev.