SHPËRNDAJE

Gjatë vizitës që pati në Shqipëri dhe takimin me kryeministrin Edi Rama, kryministri i Maqedonisë së Veriut u pyet për shqetësimin e tij në lidhje me ish-kryeministrin Nikola Gruevski.

Gjatë vizitës që pati në Shqipëri dhe takimin me kryeministrin Edi Rama, kryministri i Maqedonisë së Veriut u pyet për shqetësimin e tij në lidhje me ish-kryeministrin Nikola Gruevski, i cili përdori Shqipërinë si një derë largimi.

Ai shprehu se i ka mardhëniet e mira me kryeministrin Rama dhe se është i bindur se Qeveria e Republikës së Shqiprisë nuk ka dhënë asnjë ndihmesë në lidhje me arratisjen e ish kryeministrit Gruevski. Ai u shpreh se ” Unë i di të gjitha detajet, pasi vendi ynë mik, Shqipëria, na ka njoftuar me detaje për gjithçka ndodhi një ditë më pas. Miqtë ndajnë informacione. Është diçka që është bërë me Ambasadën hungareze, jashtë asaj që mund të bënte Shqipëria. Hungaria është një vend mik me ne, por do të vijojmë të luftojmë për zbatimin e ligjit ndërkombëtar, pasi Gruevski është një person i dënuar përmes një procesi transparent në Maqedoninë e Veriut. Pati monitorim nga institucionet ndërkombëtare që punojnë në Shkup. Me atë arratisje, ai konfirmoi që është fajtor dhe ka disa çështje të tjera në gjykatë. Ne morëm një mesazh shumë të keq nga një vend anëtar në NATO dhe BE, si Hungaria, gjë që nuk ishte aspak e këndshme për ne, por do ta vijojmë miqësinë e mirë me Hungarinë, pasi besojmë në sistemin ligjor dhe posaçërisht ligjin ndërkombëtar. Shpresoj se do të dominojë shteti ligjor”.

Kryeministri Zaev gjithashtu potencoi se nuk kan dështuar institucionet shtetrëre për arratisjen e Gruevskit nga shteti dhe se atë e kanë ndihmuar persona të cilat nuk kanë të bëjnë me institucionet e të dy vendeve, ” Unë kam zemërim në zemrën time, pasi dikush brenda vendit – që nuk është shtetas i yni dhe as shqiptar – e ndihmoi atë. Ai në ditët e fundit ishte një njeri i lirë. Ai nuk e kishte ende një konfirmim për të shkuar në burg. Por, pas dy ditësh vendimi u shpall. Ai mund të përdorte pasaportën të udhëtonte brenda vendit, pasi ishte qytetar i lirë. Ishte po ashtu transparent, pasi çdo ditë vinte në Parlament dhe bënte vrap përgjatë lumit Vardar, e shkonte rregullisht për atë proces në gjykatë. Atë mbrëmje organizoi arratisjen, por dua të jem i kujdesshëm kur flas për atë, sepse të flasësh pa prova nuk është diçka serioze”.

Por ai beson se autoritetet Hungarese do të ndihmojn në zbardhjen e kësaj situate dhe se së shpejti Gruevski do të ekstradohet në vendin e vet.