SHPËRNDAJE
Kryeministri Zoran Zaev ka komentuar anulimin e seancës së mbrëmshme të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, në të cilën duhej të vendosej për heqjen e imunitetit të deputetit Trajko Veljanoskit. Zaev thotë se Kuvendi është dashur të ndjek praktikën e deritanishme në lidhje me vendimet për marrjen e imunitetit.
Sipas tij, me këtë do të tregohej se gjithë deputetët janë të barabartë dhe do t’i jepej mundësia për vendosje gjykatës.
“Procedurat dhe rregullat duhet të vlejnë njëjtë për çdo deputet, pa dallim nëse është ish-kryetari i Kuvendit ose jo.
Pasi duam që qytetarëve t’ju dërgojmë mesazh se janë të barabartë para ligjit, ndërsa tjetra është punë e organeve gjyqësore. Në lidhje me atë që ndodhi mbrëmë shpreh pakënaqësi dhe revoltë të madhe”, tha Zaev, i cili mori pjesë në prezantimin e Planit operativ për punësim për vitin 2019. Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi në seancën e mbrëmshme nuk e vendosi në votim pikën për marrjen e imunitetit të deputetit Trajko Veljanoskit, ndërsa sot theksoi se shkak për këtë ishin sjelljet e deputetit të shumicës parlamentare Muhamed Zekiri.