SHPËRNDAJE

Në terrenet karstike të ndërtuara prej shkëmbinjve karbonatikë paraqiten disa burime specifike. Ndër to, për shembull, janë burimet intermitente (të fshehta). Ato janë burime, të cilat derdhin ujë në intervale kohore të rregullta, përkatësisht burimi një kohë derdh ujë dhe më mbas përnjëherë shter. Uji sipërfaqësor (i shiut dhe borës) që nëpërmjet çarjeve shkëmbore grumbullohet në një rezervuar nëntokë, i cili me sipërfaqen është i lidhur me një cifund (shullatë) invers. Kur rezervuari mbushet me ujë deri në kulmin e cifundit vie deri te derdhja e ujit nën shtypjen hidrostatike në parim të gypit të lakuar invers, në të cilin uji rrjedh me vështirësi. Mbasi derdhja e ujit është më e madhe se furnizimi me ujë i rezervuarit, rezervuari zbrazet krejtësisht dhe burimi shter e kështu me radhë. Këto burime lidhen me sistemin specifik të kanaleve në masën gëlqerore.

Burimet intermitente, si dukuri e rallë në natyrë, paraqiten aty-këtu në vende karstike të botës, por burimi termal intermitent i ilixhës së Çukarkës ( Preshevë, Serbi) dallon nga burimet e tjera të ketij lloji në botë, derisa burimet e tjera intermitente funksionojnë në intervale kohore të shkurtëra (në disa minuta ose dhjetëra minuta), burimi intermitent i Çukarkës funksionon në intervale 10 vjeçare. Në kohën e qetësisë nuk shter krejtësisht, derdh pak ujë, kurse në kohën e derdhjes së vrullshme, së pari poshtë burimit në thellësi të tokës ndodhet një bubullimë e fortë gjëmuese dhe më mbas, burimi derdh me vrull shumë ujë të kuq, krijon lumë të kuq. Literatura shkencore e gjeomorfologjisë dhe hidrologjisë nuk njohin edhe një burim të tillë askund në botë.

Sipas autorit të ketij shkrimi, intervali i gjatë lidhet me kanalin derdhës cifund. Ky cifund në 10 vjet mbushet nga depozitimi i rezidiumit të kuq. Kur ai mbyllet plotësisht me këtë lëndë, uji i grumbulluar në rezervuarin e madh, nga trysnia e fuqishme hidrostatike mposhtë këtë pengesë, në atë rastë nën trysninë hidrostatike derdh sasi të madhe uji të kuq ( ngjyra e kuqe lidhet me rezidiumin e kuq, përkatësisht me oksidin e hekurit Fe2O3 dhe aluminit Al2O3) derisa niveli i ujit në rezervuar të ulët në nivelin e cifundit, kur nisë derdhja e lirë nën gravitacionin.

Burimi termal intermitent i Çukarkës në sipërfaqe nuk tregon dukuri të veçantë, të pazakonshme. Paraqitet në 428 m mbi deti në rrëzën perëndimore të një bregoreje (35m lartësi relative) në skajin lindor të rrafshit aluvial të Lumit të Zi, si burim i qetë me pak fluska, me temperaturë 22oC. Misteri i këtij burimi të çuditshëm natyror fshihet në brendësinë e masivit të gëlqerorëve kristalorë paleozoikë dhe lidhet me thyerjen tektonike të thellë.

Burimi karstik termal intermitent i ilixhës së Çukarkës është krijuar në karstin paleogjeografik para miocenit, kur gropa e Miratocës-Kumanovës ende nuk ishte tektonikisht e krijuar. Ai paleokarst në procesin tektonik në miocen-pliocen është fundosur dhe sot, si relikt i kufizuar paraqitet në fundin verior të gropës së përmendur.

Për ta studiuar dukurinë hidrologjike bizare, të çuditshme, të paparë në botë të ilixhës së Çukarkës, nevojiten shpime në bregoren e Çukarkës që ngrihet deri në 35m mbi burimin e ilixhës.

Burimi termal intermitent i ilixhës së Çukarkës gjendet në këto koordinata:

N 42o 16’ 16’’
E 21o 41’ 56’’

OSE

Gjeografikisht (vija e drejtë horizontale):
400 m në Perëndim të Autoudhës A 1
200 m në Lindje të Hekurudhës E-75

(Nga qendra e qyteteve):
6.0 km në Juglindje të Preshevës
35,5 km në Jug të Vranjës
118,0 km në Jug të Nishit
28,5 km në Juglindje të Gjilanit
62,0 km në Juglindje të Prishtinës
15,0 km në Veri të Kumanovës
37,7 km në Verilindje të Shkupit

Autor: Prof. Dr. Jahi Murati – Staneci, Gjeomorfolog /presheva.com/

************************************

The Intermittent (secret) Thermal Source of Chukarka’s Spa (Presheva, Serbia)

On the karstic terrains built of carbonate rocks, some specific sources are presented. Among them, for example, there are the intermittent (secret) sources. They are sources, which drain water at regular intervals, respectively the source once pours water and then immediately exhausts. The surface water (of rain and snow) that accumulates through the rocky cracks in an underground reservoir, which with the surface is connected with an inverse siphon. When the reservoir is filled with water to the peak of the siphon, it leads to the pouring of water under the hydrostatic pressure in principle of the inversed curved pipe, in which the water flows with difficulty. As the water discharge is larger than the reservoir’s water supply, the reservoir is completely emptied and the source is exhausted, and so on. These sources relate to the specific channel system to the limestone extent.

Intermittent sources, as rare phenomena of nature, appear here and there in the karstic places of the world, but the intermittent thermal source of Chukarka’s spa (Presheva, Serbia) differs from the other sources of this type in the world, while the other intermittent sources operate short time intervals (in some minutes or tens of minutes), the intermittent source of Chukarka operates at 10-year intervals. At the time of tranquility it does not exhaust completely, some water pours, while at the time of the rapid spill, first below the source in the depths of the ground there is a strong thunderous thunder and then the source flows with a lot of red water creating a red river. The scientific literature of geomorphology and hydrology does not even know such a source anywhere in the world.

According to the author of this article, the long interval is connected with the siphon drain channel. This siphon in 10 years is filled by the deposition of red rezidium. When it completely closes with this substance, the water accumulated in the large reservoir, by strong hydrostatic pressure, overcomes this barrier, in that case, under hydrostatic pressure, pours large amounts of red water (the red colour is linked to the red rezidium, respectively iron oxide Fe2O3 and alumina Al2O3) while the water level in the low reservoir at the level of the siphon, when starts free spillage under gravitation.

The intermittent thermal source of Chukarka on the surface does not show any particular or unusual phenomenon. It is presented at 428 meters above sea level on the western side of a hummock (35 meters relative altitude) at the eastern edge of the alluvial plain of the Black River, as a quiet source with little bubbles, with a temperature of 22oC. The mystery of this strange natural source is hidden inside the Paleozoic crystalline limestone massif and is connected to deep tectonic breakage.

The karstic intermittent thermal source of Chukarka’s spa was created in paleo-geographic karst before the Miocene when the pit of Miratoca – Kumanova was not yet tectonically created. That paleokarst in the tectonic process in miocen-pliocene is sunk, and today, as a limited relic appears at the northern end of the mentioned pit.

To study the bizarre, strange, unprecedented hydrological phenomenon in the world, of Chukarka’s spa, there are needed drillings on the Chukarka’s hummock that rises up to 35 meters above the source of spa.

The intermittent thermal source of Chukarka’s spa lies on these coordinates:

N 42o 16’ 16’’
E 21o 41’ 56’’

OR

Geographically (straight horizontal line):
400 m at the West of the highway A 1
200 m at the East of the railroad E-75

(From the centre of the cities):
6.0 km to the Southeast of Presheva
35.5 km to the South of Vranje
118.0 km to the South of Nish
28.5 km to Southeast of Gjilani
62.0 km to Southeast of Prishtina
15.0 km to the North of Kumanova
37.7 km to the Northeast of Shkupi / Skopje

Author: Prof. Dr. Jahi Murati – Staneci, Geomorphologist
(Translated by Prof. Nexhat AGUSHI)