SHPËRNDAJE

Real Madridi dhe Harry Kane, tema e javës. Madrilenët verën e ardhshme pas 9 viteve do të tentojnë ta ndryshojnë sulmuesin “9”, dhe Harry Kane do të jetë si zgjidhja më e mirë.

Presidenti Perez ka thënë se nuk ka dashur të pyes për çmimin e tij, gjegjësisht Daniel Levin nuk ka dashur ta pyes sa kushton Kane.

“Nuk kam dashur të pyes asgjë rreth Harry Kane. Po ta kisha bërë, ai do të më përgjigjej se çmimi për Kane është 250 milionë euro” ka thënë Perez.

Nuk përjashtohet mundësia që Perez në këtë mënyrë dëshiron të tregoj se nuk është i interesuar për Kane për arsyje që mediat të mos e fryejnë çmimin e tij të shitjes dhe Kane të bëhet rekord për nga çmimi.

Pasi të gjithë e dimë se si ka shkuar çmimi i Osman Dembele verës, kur Barcelona thjesht kishte thënë se ai është shënjestra e parë.

Perez njihet si njeri i cili din të “manipuloj” me botën e futbollit dhe mëson nga gabimet e të tjerëve…