SHPËRNDAJE

Vetëm pak ditë pasi erdhi në jetë, emri i princit të ri të mbretërisë është kthyer në çështje dite. Shumë emra të supozuar janë lakuar këto ditë në media.
Duka dhe dukeshja e Kembrixhit e kanë quajtur fëmijën e tyre të tretë Louis Arthur Charles.

Djali i dytë i çiftit u lind të hënën në Lindo Ëing të Spitalit të Shën Marisë në Londër, me peshë 3.9kg. Një njoftim nga pallati Kensington Palace konfirmoi se fëmija do të njihej si Lartësia e Tij Mbretërore Princi Louis nga Kembrixh. Princi i ri është i pesti në fronin mbretëror.