SHPËRNDAJE

Qel

Një medikament që përdoret për trajtimin e çrregullimeve të ndryshme në palcën kockore, ka rezultuar i suksesshëm kundër rënies së flokëve.
Shkencëtarët e Qendrës Mjeksore të Universitetit të Kolumbias në Nju Jork thonë se medikamenti Ruxolitinib, që përdoret për të trajtuar disa forma të kancerit në palcën e kockave, rezultoi i suksesshëm në testin kundër Alopecisë Areate, një çrregullim në lëkurë që shkakton rënien e flokëve.

Testi u krye tek tre pacientë, të cilët vuanin nga rënia e pjesëshme e flokëve. Pas një trajtimi 5 mujor me këtë medikament, ata patën rigjenerim të plotë të flokëve në pjesën, ku më parë u kishin rënë.

Shkencëtarët nga Shtetet e Bashkuara thanë se, për të testuar Ruksolitinibin për të trajtuar rënien e flokëve, ata u nisën nga vetia, që ka ky medikament në rigjenerimin e qelizave të dëmtuara.

Sipas tyre, rënia e flokëve, tek personat që vuajnë nga Alopecia Areate shkaktohet nga grupe të caktuara të qelizave imunitare që sulmojnë rrënjët e flokëve.

Alopecia Areate është një është një çrregullim i lëkurës që shkakton rënie të pjesëshme të flokëve apo qimeve në zona të ndryshme të trupit.

Sipas statistikave, në Britaninë e Madhe ky çrregullim ka prekur 2 në 1 mijë persona. Zbulimi i kësaj vetie tek medikamenti Ruksolitinibi mund të çojë në krijimin e kurave të reja të suksesshme kundër rënies së flokëve.