SHPËRNDAJE

Sot është dita e fundit nga afati i vendosur nga Lidhja Demokratike e Kosovës për Lëvizjen Vetëvendosje për të dhënë apo mos të dhënë përgjigjen përfundimtare për ofertën e koalicionit.

Ndërsa, kohëve të fundit është shtuar presioni ndërkombëtar për këto dy parti që të arrijnë sa më parë një marrëveshje për të krijuar Qeverinë e re të Kosovës.
Njohësi i çështjeve politike, Seremb Gjergji, në një prononcim ka thënë se fuqia e këtyre dy partive duhet të tejkaloi interesat partiake, dhe shprehet se Agim Veliu do të jetë kandidat për President nga LDK-ja.

“Qytetari i Kosovës ka votuar që VV dhe LDK të udhëheqin. Nëse këto dy parti nuk arrijnë të ndërtojnë një koalicion mbi vlera, e jo mbi interese, atëherë të gjitha gjeneratat e deritashëm në politikë nuk kanë arritur asgjë.

Kjo tregon që fuqia e këtyre dy partive duhet të tejkaloi interesat e partisë. Poashtu, LDK tash e ka të lehtë sepse tashmë e di që z. Agim Veliu do të jetë kandidat për President nga ana e tyre. Por, ajo që nuk e di, është si të veproi në kohërat e shekullit 21.

Ekipi i Republikës – siç po e quajnë të rinjtë e LDK-se vetveten, janë shumë të pafuqishëm për të bërë ndryshime në mentalitetin e socialistëve pleq.

Poashtu, ndryshimi i qasjes dhe me urës së operimit të VV-se nga krahu i majtë në ekstremin e djathtë – i ka komplikuar goxha shumë mundësitë e negocimit në nivelin e përgjegjësive – sepse vizionet e të dyja partive ndryshojnë”, ka deklaruar ai.