SHPËRNDAJE

Doganierët në vendkalimin kufitar të Preshevës kanë zbuluar një sasi të marihuanës e cila ishte fshehur në vend jo të zakontë, njofton dogana, transmeton presheva.com.

Droga ishte zbuluar në dalje të vendit kur një veturë “Mercedes” me targa të gjermanisë me të cilin po udhëtonte një shtetas grek nga Hanoveri.

“Vozitësi, 44 vjeçar kishte thënë se nuk ka asgjë për të deklaruar, mirëpo pas kontrollit të detajuar, ishte zbuluar se shoferi diçka po fsheh pas shpinës, më sakt, nën rrypin e pantollonave”

Bëhet fjalë për dy kuti plastike të lodrave “kinder vezë” të cilin e kishte përdorë për ta fshehë drogën, njofton dogana.(presheva.com)