SHPËRNDAJE

Shkencëtarët zbuluan fosile të rralla 110 milionë vjeçare të një merimange me sy me ngjyra të ndezura që i ndihmonte asaj për të gjahtuar natën.
Ky lloj merimange i takon periudhës së Kretakut, pranë qytetit të Jinju në Korenë e Jugut.
Gjithashtu thuhet se është hera e parë që studiuesit kanë zbuluar këtë familje të merimangave, të quajtura lagonomegopide.

Merimangat dhe insektet e tjera shpesh gjenden në qelibar dhe jo në formë fosili në shkëmb, pasi trupat e tyre të butë nuk ruhen mirë me kalimin e kohës.
Fosilet iu mundësojnë shkencëtarëve të kuptojnë detajet e mrekullueshme se si kjo familje e merimangave ishte në gjendje të mbijetonte midis 110 milionë dhe 113 milionë vjet më parë.

Shkencëtarët besojnë se tapetumi reflektues në sytë e merimangave i ndihmoi ato të gjuanin gjatë natës.
Tapetumi është një strukturë reflektuese e vendosur prapa syrit ku vjen drita dhe kthehet prapa në retinë.

Lagonomegopidet nuk janë familja e vetme e merimangave me sy reflektues. Kafshë të tjera, të tilla si macet, kanë tapetume, andaj sytë e tyre duken të ngjashme me laserët në dritë të caktuar ose kur kapen nga një blic i kamerës.