SHPËRNDAJE

E vetmja shfaqje live e bendit legjendar nga Liverpooli, “The Beatles” në një shfaqje televizive është gjetur në Meksikë.

Paraqitja e bendit legjendar në shoun televiziv “Top of the Pops” të BBC, e cila zgjat vetëm 11 sekonda, është gjetur në shtetin meksikan dhe është realizuar në vitin 1966.

Xhirimet origjinale nuk janë ruajtur, por video është bërë nga një shikues që regjistroi televizorin me një aparat fotografik.

“Nëse ju jeni fans i Beatlesave, ky është ‘Grali i Shenjtë’. Ne menduam se video ishte humbur përgjithmonë, sepse xhirimet e vitit 1966 nuk janë ruajtur. Është e mahnitshme që e gjetëm pas gjithë këtyre viteve”, tha Chris Perry i Kaleidoscope për BBC-në.

Produksioni filmik, “Music Believed Wiped” ka mbledhur 240 shfaqje muzikore të zbuluara kohët e fundit nga Kaleidoscope.

Ato përfshijnë Man Elton John i Rocket që këndon në një shou televiziv të vitit 1972 në BBC si dhe një shfaqje të Slade të vitit 1975.