SHPËRNDAJE

Radomir Pocuca, zëdhënësi i njësisë antiterroriste të MUP-it të Serbisë, përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook ka kërkuar linç ndaj Grave në të Zeza.

Organizatës Joqeveritare “Gratë në të Zeza”, në datën 26 mars, përkujtoi 15 vjetorin e krimeve të Serbisë ndaj civilëve shqiptarë në Kosovë. Pas këtij manifestimi Radomir Pocuca ka ftuar tifozët që të lajnë hesapet me ato gra.

“Mendoj se kjo nuk është dashur të ndodhë. Zotërinj huliganë, Delije, Grobari, Radovci, Firmasi, në vend se të shpenzoni grushtet mes njëri-tjetrit, e jeni patriotë të mëdhenj, bashkohuni…”, ka shkruar ai, duke vazhduar me fyerje të tjera vulgare ndaj Grave në të Zeza.

Gratë në të Zeza nga Beogradi të mërkurën kërkuan falje për krimet serbe në Kosovë, ndërsa i bënë thirrje Qeverisë së Serbisë që të zbulojë të vërtetën dhe të gjejë të dhënat për të zhdukurit gjatë kohës së bombardimeve në Kosovë, dhe të hapë varrezat masive në cilat janë mbetjet mortore të shqiptarëve nga Kosova.

Në parulla ishin të shkruara emrat e vendeve të krimit mbi shqiptarët në Kosovë, ndër to Suhareka, Raçaku, Podujeva, Dubrava, Qyshku, Poikleku, Tërnja, Meja, Lubizhda, etj.