SHPËRNDAJE

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka si shkaktarë kryesor për ikjen masive të qytetarëve të Kosovës, e sheh aspektin e keqpërdorimit të parasë publike nga zyrtarët politikë.

Ai gjatë seancës së jashtëzakonshme për migrimin e qytetarëve të Kosovës, tha se kjo seancë nuk ka pasur nevojë të mbahet, ani pse ka qenë një nga nënshkruesit për këtë seancë të jashtëzakonshme.

“ Shkaktarët kryesorë të ikjes masive të njerëzve tonë të cilët tani po ikin nga dhuna psikologjike, shpirtërore dhe materiale që politika e këtij vendi ja ka sjell që prej luftës, mbarimit të luftës e këtej. Ikja masive e shqiptarëve e viteve të 90’ta ka qenë ikje nga terrori fizik i Millosheviqit, ndërsa ikja pas luftës e këtej, është ikje për shkak të politikave shumë të rënda, dhe politikave tepër të gabueshme, sidomos në aspektin e keqpërdorimit të parasë publike”, tha ai.

Ai ka përmendur edhe milionat, që sipas tij janë shpenzuar për bisedimet në Bruksel, të cilat Zeka thotë se nuk kanë ofruar asnjë rezultat.

Sipas tij, një pjesë e madhe e deputetëve të Kuvendit të Kosovës janë të përfshirë në keqpërdorimin e parasë publike.

Zeka: Kryetari i Kuvendit, 70 përqind të delegacionit në udhëtime i merr palidhje (Video)

“Kryetari i Parlamentit kur shkon çoftë në Hungari, 70 për qind të delagacionit i merr krejt palidhje, bon be që po shkon me pare të babës, e jo me paret e taksa-paguesve, na zgjedhim hotele të shtrenjta, bileta të shtrenjta, të luksit, pa menduar që ato janë parat e taksapaguesve të Kosovës”, ka vazhduar Zeka.