SHPËRNDAJE

ZenelMusa

Në grupin e sportistëve dhe të gjyqtarëve të suksesshëm të Zvicrës , bën pjesë edhe Zenel Musa,nga Dobovjani i Strugës së Maqedonisë. Ai për arsye të shumta që në moshën trembëdhjetë vjeçare braktisë vendlindjen dhe vendoset në qytezën Effretikon të Zvicrës.

Krahas mësimit të detyrueshëm, fillon dhe futbollin i cili për te është i rëndësishëm dhe si diçka që kurrsesi s’mund të lihet pas dore.

Dëshirën e flaktë për të qenë futbollist aktiv e realizon me sukses duke kaluar nëpër të gjitha grupmoshat e FC Effretikon, anëtar i Ligës rajonale të Cyrihut. Në këtë skuadër Zeneli, luan deri më 2004, ku edhe i kalon ditët më të mira të rinisë së tij.

Edhe pse në formë të shkëlqyer e me oferta të shumta për të kaluar në skuadra të ndryshme e në rang më të lartë garash Zenelit papritmas i lind ideja për t’u marrë me arbitrimin e ndeshjeve të futbollit.

Këtë iniciativë të tij e përkrah parezervë dhe i ati Skënder Musa, dikur futbollist i shquar e tani arbitër i suksesshëm në Kategorinë e Tretë Rajonale të kantonit të Cyrihut.

Zeneli i qetë e serioz me tërë qenien i qaset këtij profesioni. Ai fillimisht ndanë drejtësi me një korrektësi të paparë në nivelet e skuadrave juniorë, ku nga delegatët vëzhgues të këtyre ndeshjeve çdoherë vlerësohet më notën më të lartë.

ZenelMusa-01

Objektiviteti dhe paanshmëria në referim të ndeshjeve e shpien shumë shpejt edhe në të ashtuquajturën Ligë e Parë Klasike e Zvicrës. Në këtë Ligë Zeneli ndanë drejtësi dy vjet radhas me mjaft përgjegjësi, ku ekspertët e referimit e shpallin si arbitrin më të mirë të kësaj Lige.

Duke parë përmbushjen me përpikëri të kësaj detyre Asociacioni i gjyqtarëve të Zvicrës i jep besimin që ai të drejtojë edhe ndeshjet e Challenge League të Zvicrës.

I frymëzuar nga këto suksese të njëpasnjëshme Zeneli, vigjilent e me forcë të duhur fizike edhe këtu përcjell çdo lëvizje të lojtarëve, pa bërë as edhe lëshimin më të vogël.

Në bashkëpunim me referët ndihmës mban nën kontroll rrjedhën e lojës gjatë nëntëdhjetë minutave. Ndaj ndërhyrjeve brutale dhe sjelljeve josportive është i pamëshirshëm, dhe i prerë, ato i ndëshkon me kohë dhe pa menduar gjatë.

Musa veçohet si arbitër i ekuilibruar dhe i saktë në vendimmarrje. Ai falë ndershmërisë së tij në referim është i dëshiruar, si nga trajnerët ashtu dhe nga tifozët. Këto cilësi të rralla dhe respektimi qoftë edhe i një sekonde të vetme kanë bërë që Zenel Musa, të jetë i vetmi arbitër kryesor në Caellenge League të Zvicrës, nga radhët e komunitetit shqiptar. Ai me mjaft sukses e profesionalizëm deri tani ka drejtuar mbi pesëdhjetë ndeshje të kësaj Lige.

Gjatë këtij sezoni Zenel Musa, ka qenë ndihmës arbitër edhe në elitën e futbollit zviceran.

Saktësisht ai këtë detyrë e ka kryer me arritje të larta në takimin Lugano- Vaduz 2:5 edhe në përballjen tjetër të Luganos me Zurich 0:0.

Nëse Musa ruan këto kritere së shpejti Shoqata e referëve profesionistë të Zvicrës, do ta avancojë në pozitën e arbitrit kryesor të Super Ligës zvicerane. /AlbInfo, presheva.com/