SHPËRNDAJE

Sot, zëvendës kryetari i Komunës Armend Aliu bashkë me shefin e kabinetit Fisnik Islami pritën përfaqësuesit e UNHCR (Agjencionit të Kombeve të Bashkuara të Komisionerit të Lartë për Refugjatë), z. Hans Friedrich Schodder dhe znj. Lirije Selmani Misini.

Në këtë takim u potencua roli i qytetarëve të Komunës së Preshevës gjatë krizës së refugjatëve nga Lindja e Mesme si dhe u qartësuan prioritetet e zgjidhjes së problemeve të Komunës sonë, probleme të cilatë mund të zgjidhen përmes angazhimit të përbashkët.

Si ndihmë e menjëhershme u dorëzua sot është një pompë e ujit e cila ndërmarrjes publike “Moravica” do t’ja lehtësojë furnizimin me ujë të pijshëm.