SHPËRNDAJE

Zëvendës kryetari i komunës së Bujanocit Stojança Arsiq i cili përderi sa ka qenë në krye të komunës së Bujanocit, Mira Markoviçin e ka shpallur qytetare nderi të komunës së Bujanocit, dhe tash pas një periudhë prej 22 viteve e kujtonë atë për bashkëpunëtore të pazëvendësueshme dhe si shefe e të Majtës Jugosllave të cilës edhe vet i përkiste. “Përveç Mira Markoviçit nuk kam patur bashkëpunëtor më të mirë në nivel shtetëror dhe ajo në kohën e sajë ka bërë shumë për komunën e Bujanocit dhe njëkohësisht shumë ka ndihmuar”. kështu është shprehur pas vdekjes së kryetares të së Majtës Jugosllave (JUL) dhe gruas së Sllobodan Millosheviçit, Stojança Arsiq, me iniciativë të së cilit si kryetarë komune në vitin 1997, Mira Markoviç u shpall qytetare nderi e Bujanocit. Qëndrojë pas vendimit timë dhe e konsiderojë të drejtë, thotë ish-kryetari i komunës së Buajnocit tash zëvendës i kryetarit Shaip Kamberit, njëherit partner i koalicionit qeverisës në pushtetin lokal. Në atë kohë, buxheti i komunës ishte si buxheti i një shkolle, kemi pasur fonde për shërbimet e komunalisë dhe shpenzimet përcjellëse. Për çdo investim në infrastrukturë, fondet janë ndarë nga ministritë, por vetëm nëse dikush lobonte për to, çka në rastin e komunës së Bujanocit nuk ka ndodhur, deri në ardhjen e Mira Markoviçit, “thotë Arsiç. Ai për mediat lokale në gjuhën serbe ka shpalosur shumë kujtime të mira për Mira Markoviç duke e konsideruar si person që i ka ndihmuar shumë komunës së Bujanocit.

Nga ana tjetër kundërshtarët e regjimit të Sllobodan Millosheviçit, i cili vdiq në vitin 2011 në Hagë ku u akuzua për krime lufte, gruan të cilën e quajtën Shtriga e Kuqe dhe Baba Julla (me lule në flokë) e kanë konsideruar si përgjegjëse për luftërat, sanksionet, hiperinflacionin, varfërinë dhe vrasjet politike – tiparet e periudhës më të keqe në historinë e Serbisë. Mirjana Markoviç vdiq më 14 prill 2019, në moshën 77 vjeçare nga pneumonia të dielën në Moskë, ku jetonte që nga viti 2002/presheva.com/