SHPËRNDAJE

S6Battery

Samsung zbuloi se zëvendësimi i baterisë për Galaxy S6 dhe S6 Edge kushton 45 dollarë (nuk përfshihet transporti).
Një zëdhënës i kompanisë Samsung konfirmoi gjithashtu se nëse bateria e telefonit do të bie nën 80% të nivelit të saj fillestar gjatë vitit të parë të garancisë, Samsung do ta zëvendësojë atë falas. Klientët duhet të paguajnë vetëm transportin.

Çmimi është pak i lartë duke e krahasuar me Galaxy S5, ku klientët duhet të paguajnë 29.99 dollarë për të zëvendësuar baterinë e këtij telefoni inteligjent, por duket shumë i ulët duke e krahasuar me zëvendësimin e baterisë së iPhone 6, që shkon në 79 dollarë. Kompania koreano-jugore zbuloi gjithashtu se zëvendësimi i ekranit të pajisjes kushton 199 dollarë. /krokodili.al/