SHPËRNDAJE

Zgjedhje parlamentare dhe lokale në Bujanoc,
syte tek gjenerata e re

Shkruan: Fikri Mehmeti

Me 21 qershor qytetarët në serbi do të votojnë për ti zgjedhur përfaqësuesit në parlamentin e serbisë. Në komunën e Bujanocit në të njejtën ditë do të mbahen edhe zgjedhjet lokale.
Tashmë janë çertifikuar katër subjekte politike shqiptare të cilat do të garojnë me lista të mbyllura për të marrë sa më shumë ulëse në asamblenë komunale, pastaj nga këshilltarët komunal do të përzgjidhet edhe kryetari i komunës. Në komunën e Bujanocit rreth 54 % janë shqiptarë, ndërsa 46 % janë serb dhe minoritete tjera. Që nga viti 2002 shqiptarët udhëheqin me komunën e Bujanocit, ndërsa serbët dhe minoritetet tjera janë faktor brenda politikave lokale të përfaqësuar me këshilltarë komunal në kuvend, zyrën e kryetarit si dhe në dikastere tjera të komunës së Bujanocit.

Edhe pse që nga viti 2002 e udhëhequr nga shqiptarër, Bujanoci mbetet komuna më e pazhvilluar ekonomikisht në serbi, ndoshta edhe në rajon. Shqiptarët që jetojnë në Bujanoc çdo ditë e më shumë nuk shohin perspektivë për jetë në këtë komunë, studentët largohen nga familjet e tyre drejtë vendeve më të zhvilluara për një jetë më të mirë, e qytetarët në përgjithësi janë të zhgënjyer nga udhëheqësit e deritanishëm, dhe shpresojnë për ndryshim pozitiv me liderët e rinjë në moshë, por edhe të moderuar e arsimuar mirë.

Në rolin e saj si shteti amë i shqiptarëve të cilët jetojnë kudo jashtë shqipërisë, Shqipëria ka vendosur të e rrespektoje kushtetutën e saj dhe të angazhohet edhe për të drejtat e shqiptarëve në serbi, dhe ti kontriboje faktorizimit politik dhe zhvillimit ekonomik të luginasëve në serbi. Përveç tjerash ka treguar se është e gatshme të kontriboje në unifikimin e politikanëve Shqiptarë për zgjedhjet parlamentare, dhe përmes ministrit të saj Gent Cakaj është arritur ky unifikim. Shqiptarët në luginë garojnë në listë të përbashkët në zgjedhjet parlamentare. Mundësitë reale janë për ti fituar 2 deputetë.

Luginasit që jetojmë në Kosovë nuk mund të qëndrojmë indiferent dhe ti përcjellim zhvillimet politike në luginë pa i komentuar. Nuk mund thjesht ti harrojmë disa fakte të cilat kanë të bëjnë me të kaluarën dhe të tashmen tonë politike e socio-ekonomike.

Gjendja e shqiptarëve të luginës të cilët janë dëbuar nga vatrat e tyre me 23 qershor 1999, të cilët jetojnë tani e 20 vite në Kosovë, nuk është përcjellur me afërsi, përkujdesje e bashkëpunim nga liderët e luginës. As nga ishkryetari i parë i komunës së Bujanocit, e as nga ky aktual. Nuk kanë pasur interesimin që të bashkëpunojnë me prishtinën zyrtare për zgjidhjen e statusit politik, përmirësimin e kushteve të jetës, arsimimin e zhvillimin socio-ekonomik të luginasëve në Kosovë. Nuk e kanë parë të arsyshme të brengosen se a kanë kushte elementare për jetesë luginasit në Kosovës. Duke i vendosur gjithmonë interesat partiake e personale në rend të parë, nuk kanë arritur të faktorizohen politikisht dhe ti ndalin projektet e beogradit zyrtarë për pasivizimin dhe shlyerjen nga regjistrat civil të shqiptarëve të malësisë së Bujanocit. Mirëpo duke pasur parasysh gjendjen politike e socio-ekonomike të shqiptarëve në Bujanoc, të sjellur nga këta politikanë të papërgjegjshëm, nuk na “mbetet hatri” sepse “nuk kanë pasur kohë” të merren me qytetarët atje e aq më pak me neve në Kosovë.

Të zhgënjyer nga ishliderët të gjithë i kemi sytë nga gjenerata e re e pakorruptuar. Gjenratë e re në politikë, të sinqertë në fjalë dhe të cilët janë duke dëshmuar në vepra ndryshimin, sepse kjo vrehet përmes qasjes të cilën ata e përdorin për të bashkëpunuar me qytetarët që pushteti ti kthehet qytetarëve. Nuk kanë qasje korruptive siç bëjnë të vjetrit, kjo të jep shpresë për ndryshim, dhe përkrahje të parezervë për ta.Vendimi i të rinjëve të APN-së për ti sfiduar të vjetrit e ishpartive, ata të cilët i ndëshkojnë familjarët e rivalëve me largim nga vendi i punës, është guxim në vete. Kjo do të thotë se të rinjët e APN-së janë të gatshëm të sakrifikojnë shumë vetëm për ta filluar ndryshimin në Bujanoc. E kjo rini nuk meriton të lihen të vetëm përkundrazi, duhet përkrahur deri në fitore – ndryshim. Është në pyetje përsëritja e skenareve të së kaluarës ose ndërtimi i të ardhmes.

Bujanoci duhet të ndryshohet pozitivisht, perspektiva për jetë duhet të rikthehet e kjo do të ndodhë vetëm me gjeneratën e re në krye të komunës.

Mbi të gjitha pavarsisht paknaqësive me ishliderët, thirrja ime për qytetarët e komunës së Bujanocit është, le ti ndëshkojmê me votë të vjetrit, ti japim mundësi të rinjëve, dhe asesi nuk duhet të ngatërrohet bashkëpunimi në nivel nacional me rivalitetin politik në atë lokal. Zgjedhjet lokale nuk guxojnë të ndikojnë në acarimin a prishjen e një projekti madhështorë siç është lista e përbashkët dhe unifikimi politik i shqiptarëve në zgjedhjet parlamentare. Liderët dhe strukturat e brendshme të partive të koalicionit për zgjedhjet parlamentare duhet të jenë “gardianët” apo mbrojtësit e marrëveshjes,