SHPËRNDAJE

Sipas rezultateve preleminare në zgjedhjet parlamentare, në Serbi kanë votuar 53.2% e votuesve, ndërsa prej tyre vota kanë marrë SNS 48% me rreth 160 mandate deputeti, SPS me 14% dhe 50 mandate, DS dhe NDS dhe pakicat nacionale kanë kaluar censusin.

Partia për Veprim Demoratik ka marrë në Preshevë rreth 11.211 vota, ndërsa në Bujanoc rreth 10.500 vota. Sipas rezultateve preleminare, PVD do të ketë një vend në parlamentin e Serbisë me 0.5% të numrit të përgjithshën të votave.

Siç ka njoftuar Komisioni republikan i zgjedhjeve, deri ora 18 kanë votuar 45.67% e votuesve, ndërsa nëse vazhdon ky trend, në Serbi në zgjedhjet parlamentare pritet të dalin gjithsejt prej 53-55% e votuesve.

**************

Në zgjedhjet parlamentare në Serbi, në vendvotime deri në ora 17 kanë dalë 41.1% e qytetarëve me të drejtë vote, ka njoftuar CeSID.

**************

Dalje e votuesve në rrethin e Pçinjës sipas të dhënave të trupeve punuese për zgjedhjet parlamentare është në Preshevë, ndërsa më së paku në Bujanoc. Deri në ora 10, dalja ka qenë 10.6%.

Në Preshevë dalja ka qenë 17.1% e numrit të votuesve.

Në Preshevë të drejtën për të votuar e kanë 35.743 qytetarë, në Bujanoc 40.607 qytetarë dhe në Medvegjë 10.028 qytetarë.



*********


Partia Progresive Serbe, e kryesuar nga Aleksandar Vuçiç pritet të renditet e para sipas sondazheve të opinionit publik, ndihmuar nga fushata e paralajmëruar anti-korrupsion dhe bindjet pro-europiane të kësaj force.

Socialistët, aleatë të PPS-së në këto zgjedhje pritet të përfundojnë të dytët, duke i dhënë jetë një shumice të fortë të koalicionit të përbashkët në parlament.

Partia Demokratike pritet të renditet e treta.

6,7 milionë serbë kanë të drejtë vote, për të përzgjedhur 250 anëtarët e parlamentit të tyre të ri.

“Kemi nevojë për një fitore historike, për të krijuar vende të reja pune, për të zbatuar reformat për të cilat Serbia ka shumë nevojë dhe për të luftuar korrupsionin me të gjithë forcat tona”, deklaroi Vuçiç në mitingun e fundit në Beograd.

Partia Progresive ka në programin e saj edhe normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Diferenca në favor të PPS në sondazhe është aq e thellë, sa forca e Vuçiç mund të fitojë e vetme shumicën, diçka që nuk ndodh që prej kohës së Miloseviçit.

Koalicioni me socialistët, të dytët në sondazhe bën që përpara këtyre zgjedhjeve, të ketë pak dyshime mbi atë që do të drejtojë Serbinë në të ardhmen.