SHPËRNDAJE

Në Republikëmn e Kosovë gjatë ditës së djeshme janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat ndryshuan skenën poilitike, duke radhitur në vend të parë Vetvendosjen pas një gare disa vjeçare për të parin e qeverisë së Kosovës.

Deri në mesditë, gjegjësisht 98 % të votave të numëruar, Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar të qëndrojë në vend të parë, derisa ka kaluar numërin prej 200 mijë votave.

VV-ja ka marrë 200.374 vota. Pas Vetëvendosjes, në rend të dytë radhitet Lidhja Demokratike e Kosovës. LDK-ja në 98% të votive të numëruara ka marrë 194.778 vota. Në rend të tretë, ndërkaq, është partia e udhëhequr nga Kadri Veseli, PDK-ja, e cila ka marrë 164.930 vota.

Në vend të katërt është koalicioni AAK-PSD që ka marrë 90.280 vota. Në 97,80% e votive të numëruara, në rast se shkohet në këtë përqindje, Koalicioni NISMA-AKR-PD nuk ka kaluar pragun, derisa VV-ja merr 31 deputetë, LDK-ja 30 deputetë, PDK-ja 25 deputetë, AAK-PSD 14 deputetë, si dhe komunitetet 20 deputetë.

Ndryshimet në skenën politike në Kosovë i ka komentuar i pari i APN-së në Bujanoc Arbër Pajaziti, pajaziti ka shkruar se, “Nryshime gjthandej, po vie koha edhe për tek ne! Kosova dje kaloi me sukses edhe një test tjetër të demokracisë. Qytetarët e këtij shteti treguan kulturën e lartë dhe pjekurinë politike që është një shembull për gjithë rajonin.

U dëshmua fuqishëm se vlerat euroatlantike janë element bazik i qytetarëve të këtij vendi. Për këtë merita kanë të gjithë, edhe ata që fituan më shumë e edhe ata që patën më pak sukses. Por, si duket rezultati i këtyre zgjedhjeve nxorri në pah një strukturë të re politike.

Dhe, ky epilog, nuk ka dyshim se ishte një vullnet i qytetarëve për ndryshime. Nuk diskutohet aspak se promotor i këtyre ndryshimeve ishte rinia kosovare. Klima e ndryshimit që kaploi Kosovën nuk do të mbetet me kaq”, ka shkruar Pajaziti duke thënë se “Pas pak muajsh, një uragan i tillë do ta rrëmbejë edhe Bujanocin. Si në Kosovë, edhe tek ne, ku është rinia është edhe ndryshimi”, ka shkruar Pajaziti./presheva.com/