SHPËRNDAJE

Në gusht të këtij viti Partia për Veprim Demokratik (PVD) do të festoj jubileun e 28-të të themelimit të saj me kryetar të vetëm Riza Halimi. Sipas një informate të publikuar në rrjetin social FB, PVD-ja që nga dita e shtunë do të filloj me organizimin e mbajtjes së zgjedhjeve të kryesive e kryetarëve të nëndegave si dhe propozimi i delegatëve për Kuvendin e degës së PVD-së në Preshevë.
Në këtë kumtesë nuk bëhet e ditur se a do të pasojnë zgjedhjet edhe në kryesin e përgjithshme të PVD-së që kryesohet nga Riza Halimi.
PVD në zgjedhjet e fundit në Komunën e Preshevës ka pësuar një humbje historike me kandidatën Ardita Sinani për postin e kryetarit të Komunës. PVD është subjekti i tretë në Komunën e Preshevës, ndërkaq është e reprezentuar me 5 këshilltarë në Kuvendin Komunal. Kryetari Riza Halimi përpos që kishte mbajtur postin e kryetarit të PVD-së në 28 vitet e fundit, ishte gjithashtu deputet në Parlamentin e Republikës së Sërbisë, kryetar i Komunës së Preshevës, drejtor i Gjimnazit “Skenderbeu” etj./presheva.com/