SHPËRNDAJE

Nga 24 marsi është zhdukur një person nga Presheva dhe më nuk i është lajmëruar familjes së tij.

Burimet e Indeksonline mësojnë se personi në fjalë kishte tentuar të kalonte përmes një pike kufitare, për në Serbi, por se nuk ishte lejuar.

Ai kishte tentuar sërish përmes një pike tjetër kufitare por prapë nuk kishte arritur të dilte matanë kufiritm shkruan mediat kosovare, transmeton presheva.com.

Tutje nga po këto burime, mësohet se  vetura e tij është gjetur në periferi të Kufirit Kosovë-Serbi që të dërgon për në Preshevë.

Personi në fjalë dyshohet se ka tentuar ilegalisht të kaloj kufirin, meqë u kishte thënë familjarëve të tij se frikësohej se do mbetej pa punë./presheva.com/