SHPËRNDAJE

Në segmentin rrugor mes fshatrave Bushtran – Bilaç të rrugës regjionale Preshevë – Bujanoc, vazhdojnë punimet në rehabilitimin gjegjësisht asfaltimin e shtresës finale të asfaltit.
Përmes këtij projekti, qytetarët e këtyre dy komunave, sidomos fshatrave që gravitojnë në këtë rrugë do të përfitojnë dhe një alternativë shtesë të rregulluar, për të qarkulluar lehtësisht.

Komuna e Preshevës ka qenë këmbëngulëse për më shumë se dy vite rrjesht në ushtrimin e trysnisë ndaj “Putevi Srbije”, që bashkë me ndriçimin e hyrje-daljes në Korridorin X, të asfaltojë dhe rrugën regjionale, e cila nuk ka qenë trajtuar në këtë nivel, për më shumë se 4 dekada.

Pas përfundimit të punimeve, apelohet te qytetarët tanë të kenë kujdes gjatë shfrytëzimit të saj, me qëllim të parandalimit të aksidenteve automobilistike.

Pas përfundimit të këtij projekti, punimet pritet të vazhdojnë nga dalja nga Korridori X në drejtim të qytetit, ku edhe ky projekt poashtu realizohet me kërkesë të komunës së Preshevës dhe do të financohet nga “Putevi Srbije”.