SHPËRNDAJE

zidane

Real Madridi ka bërë një tjetër hap fals drejt titullit të kampionit, duke u ndalur me barazim 1:1 nga Malaga
Ky barazim tani e lë nëntë pikë prapa Barcelonës, kur kanë mbetur edhe 38 pikë në lojë deri në përfundim të kampionatit.

Pas ndeshjes, trajneri Zinedine Zidane, është shprehur i zhgënjyer me atë se çfarë treguan djelmoshat e tij në këtë ndeshje, por ka thënë se do të vazhdojnë të luftojnë deri në fund për titull.

“Ju mund të thoni se tashmë La Liga është humbur dhe se Reali nuk ka shanse. Këtë nuk e mendoj unë dhe as lojtarët e mi. Ne do të luftojmë deri në fund për titull”, ka thënë ZIdane pas ndeshjes.

“Ishte një ndeshje e vështirë, në një stadium të vështirë kundër një kundërshtari të vështirë. Mund të ishim larguar nga këtu pa asnjë pikë”, shtoi më tej trajneri francez