SHPËRNDAJE

Zidane

Zinedine Zidane beson se skuadra e tij mund ta fitojë Ligën e Kampionëve
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, është shprehur tejet i lumtur me fitoren ndaj Bilbaos, teksa ka thënë se ëndërrojnë që ta fitojnë Championsin këtë edicion.

“Jemi të gatshëm për Romën. Do të jetë një lojë krejtësisht ndryshe, është Championsi. Kam një skuadër shumë të mirë dhe ne do të luftojmë që ta fitojmë Ligën e Kampionëve”, ka deklaruar Zidane.