SHPËRNDAJE

Zidane

Zinedine Zidane është shprehur tejet i zhgënjyer pas humbjes nga Atletico Madridi
Atletico fitoi me rezultat minimal 0:1 midis ‘Santiago Bernabeut, humbjen të cilën nuk e priste trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane.

“Problemet tona s’janë fizike, janë mentale. Humbja në shtëpi nga Atletico është mjaft e rëndë. Nuk e prisja, mirëpo kam besim të plotë në lojtarët”, u shpreh francezi.

“Ajo çfarë duhet të bëjmë është të jemi profesional dhe të mendojmë për ndeshjen e radhës. Jemi Real Madridi dhe gjithmonë do të kritikohemi”, përfundoi francezi.