SHPËRNDAJE

Zidane

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka shprehur fjalë shumë të mira për Diego Simeonen para derbit derbit të qytetit.

Këtë të shtunë, në orën 16:00, Real Madridi në ‘Santiago Bernabeu’ do të përballet me Atletico Madridin, e kjo e fundit nuk ka qenë aspak e lehtë për madrilenët që kur Simeone është emëruar në krye të klubit nga ‘Vicente Calderon’.

Trajneri i “Los Blancos”, Zinedine Zidane në një konferencë për mediat pak para derbit të qytetit ka thënë vetëm fjalë të mira për kundërshtarin e tij.

“Është një trajner shumë i rëndësishëm për ekipin e tij, e vlerësoj shumë si lojtarë dhe si trajner dhe ekipi i tij është shumë kompetitiv. Më duhet të kërkoj pikët kyçe për ta fituar ndeshjen”, është shprehur Zidane.

“Do të kemi vështirësi në këtë ndeshje. Vetëm fakti që në atë skuadër është trajner Simeone dhe ekipi i tij është shumë kompetitiv, shumë punëtorë, e vërteton këtë. Por, edhe ne i kemi armët tona”, ka shtuar trajneri i “Los Blancos”