SHPËRNDAJE

Zinedine Zidane ka thënë se kanë zhvilluar një lojë të mirë në barazimin pa gola ndaj Barcelonës.

Trajneri francez deklaroi se është shumë i lumtur me përqendrimin e skuadrës së tij për më shumë se 90 minuta.

“Kemi luajtur një lojë të mirë. Ishim të përqendruar për 90 minuta para një skuadre të shkëlqyeshme. Vetëm golat munguan”, ka deklaruar Zidane.

“Jam shumë i lumtur me qëndrimin e skuadrës, na mungoi vetëm goli. Ky është futbolli”.

Real Madridi në xhiron tjetër do të takohet me Athletic Bilbaon, një sfidë tejet e vështirë.