SHPËRNDAJE

zidane

Zinedine Zidane duket i lumtur pas fitores ndaj Espanyol, teksa ka lavdëruar paraqitjen e lojtarëve
Real Madridi deklasoi në Santiago Bernabeu Espanyolin duke e mposhtur me rezultat të thellë 6:0, në një ndeshje ku shkëlqeu Cristiano Ronaldo.

Tekniku francez pas ndeshjes tha se La Liga ende nuk ka përfunduar dhe se do të luftojnë deri në fund për t’i shkaktuar probleme Barcelonës.

“Nuk është e lehtë për të shënuar pesë apo gjashtë gola, por me punë mund të bëhet çdo gjë dhe kjo është shumë e rëndësishme”, ka thënë Zidane.

“Kemi bërë një ndeshje të mirë, e kemi filluar mirë dhe kjo ka rëndësi dhe kjo nuk ishte e lehtë. La liga është ende e hapur. Ka edhe shumë ndeshje deri në fund të edicioni dhe ne do të vazhdojmë të luftojmë për të”, ka shtuar më tej trajneri francez.