SHPËRNDAJE

Udhëtimi i Zinedine Zidane në krye të futbollit profesionist ka qenë një kohë e gjatë dhe e vështirë.

Francezi kaloi pesë vitet e fundit të karrierës së tij në Real Madrid, duke fituar Ligën e Kampionëve dhe La Ligan si futbollist së bashku me lojtar të mëdhenjtë si Ronaldo, Raul dhe Luis Figo .

Sidoqoftë, hapat e tij të parë në lojë nuk ishin mjaft glamuroz dhe Zidane ka treguar shumëçka nga karriera e tij.

“Ishte e qartë për mua që nga fillimi. Gjithçka që doja të bëja ishte të luaja futboll, por kisha vështirësi në shkollë dhe prindërit nuk më lejuan”, ka thënë fillimisht Zidane për OTRO.

“E dija mirë se nuk kisha një qëndrim ideal. Pastaj një ditë ata më thanë: ‘Ne e dimë se ke diçka në mendje, kështu që bëj atë që dëshiron të bësh’”.

“Sapo kisha lejen e prindërve, u përqendrova në dhënien e gjithçkaje për të arritur atë që dëshiroja. Mbërritja në Cannes, pashë trajnimin e profesionistëve dhe i thashë vetes: ‘Dua ta bëj këtë.’

“Që nga ky moment, bëra gjithçka që unë mund të bëja për tu bërë më i miri”.

Pasi u bashkua me Cannes në moshën 17-vjeçare, Zidane ndryshoi stilin e jetës së tij për të arritur në maje të futbollit.

“Kam fjetur mirë, nuk isha idiot që shkoj nëpër bare, pija vetëm ujë dhe bëja zgjatje”.

“Vendosa gjithçka për t’u bërë lojtari më i mirë i mundshëm, doja ta bëja atë me çdo kusht. Kështu unë mund t’i bëja prindërit e mi të lumtur, sepse ishte jeta ime, por gjithashtu bëra që ata të bëheshin krenarë”.