SHPËRNDAJE

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, është i gatshëm të sakrifikojë Gareth Bale-n për yllin e Chelseat, Eden Hazard-in. Mediat spanjolle raportojnë se Zidane nuk ka hequr akoma dorë nga talenti belg. Hazard prej kohësh është cak i gjigantit spanjoll, dhe duket se madrilenët janë të vendosur ta blejnë belgun. Siç raportohet, kreu i Real Madridit, Florentino Perez është duke u përgatitur për ta shitur Bale-n, edhe pse nuk është i sigurt se do të mund ta blejë Hazard-in.

“Los Blancos” edhe në verën që vjen do të tentoj ta bëjë të vetin Hazardin, i cili konsiderohet një nga mesfushorët më të mirë në botë.