SHPËRNDAJE

Zinedine Zidane ka thyer një rekord të Jose Mourinhos pas fitores 4-1 të Real Madridit në udhëtim te Osusna, duke e çimentuar më tej vendin e tij në historinë e klubit.

Fitorja e Realit ndaj Osasunas të dielën mbrëma ishte e 88-ta për trajnerin francez në La Liga.

Me këtë fitore, Zidane ka arritur ta tejkalojë portugezin Jose Mourinho, i cili deri më tani mbante vendin e tretë për më shumë fitore në kampionatin spanjoll.

Fitorja e 88-të e francezit si trajner vjen në ndeshjen e tij të 130 me Mbretërit, ndërsa Mourinho ka rekord më pozitiv me 87 fitore në 114 ndeshje.

Vetëm Miguel Munoz, i cili ka drejtuar klubin për 14 vjet midis viteve 1960-1974, dhe Vicente del Bosque kanë fituar më shumë ndeshje në ligë si menaxher në Santiago Bernabeu.