SHPËRNDAJE

Autostrada E75  ka qenë e mbuluar nga tymi që kishte dalur nga fushat që kishte kapluar zjarri aty afër.
Zjarri që kishte filluar në orët e pasditës vazhdoi duke u rritur dhe madje u afru dhe përskaj rrugës, për derisa zjarri po rritej ende nuk kishin dal në teren zjarrëfikësit e Preshevës që të marrin nën kontroll dhe ta bëjnë fikjen e tij.

Siç mëson Presheva.com zjarri është ndezur nga vapa e madhe që po mbretëron këto ditë në vendin tonë.

Tymi kishte bllokuar edhe rrugën për Preshevë, tereni ishte në rrezik po ashtu edhe komunikacioni rrugor që bëhet në këtë rrugë.