SHPËRNDAJE

Shkencëtarët kanë krijuar një robot të quajtur PigeonBot, i cili është i përbërë nga 40 pendë dhe disa gjëra të tjera.

Ndërsa avionët janë duke manovruar duke ndryshuar pozicionin e elementeve të krahut, zogjtë mund të ndryshojnë tërë formën e krahut, në varësi të mënyrës se si fluturojnë.

Kjo është se si rritet efikasiteti i krahëve, kështu që shkencëtarët donin t’i integronin këta elementë në makinat fluturuese.

PigeonBot përfundimisht u ngrit dhe u ul me sukses, një hap i madh në evolucionin e avionëve.

Ekspertët kanë parashikuar një aeroplan që përmbante pendë zogjsh, ku piloti mund të drejtonte secilën pendë veç e veç.

Krahu i vërtetë i zogut, megjithatë, funksionon mjaft thjesht, kjo është arsyeja pse ekspertët kanë krijuar dy mënyra për ta kontrolluar: këndi në të cilin ndodhet i tërë krahu, dhe këndi i bashkimit që ndodhet në qendër të krahut.

PigeonBot kështu duhet të shërbejë si frymëzim për ata që hartojnë aeroplanin, si dhe ata që studiojnë zogjtë.

Për shembull, muzetë e historisë natyrore mund të përdorin robotë fluturues si ekspozita në të ardhmen, të cilat nuk do të dëmtonin asnjë zog.