SHPËRNDAJE

Terry

Gianfranco Zola është një legjendë e skuadrës angleze Chelsea falë golave të tij spektakolar që i shënonte dikur.
Zola ka qenë bashkëlojtar me John Terryn, mirëpo tani italiani po e ushtron zejën e trajnerit në Katar.

Ai ka folur për kapitenin e Chelseat, John Terry duke shprehur gatishmërinë ta transferojë tek skuadra e tij Al-Arabi.

“Kur flasim për John Terryn, jemi duke folur për një emër të madh në botën e futbollit”.

“Një emër i tillë nuk i intereson vetëm një klubi, por i intereson një lige të tërë”.

“Unë besoj se Katari do të bëjë çmos që ta transferojë Terryn në ligën tonë”.

“Natyrisht dëshira ime është që ta kem nën urdhrat e mija dhe qysh tani do të provojë transferimin e tij”, deklaroi Zola.