SHPËRNDAJE

Zoran Zaev ka deklaruar se aspak nuk i pengon në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Maqedoni të zgjedhet një president shqiptarë. Ai tha se fillimisht duhet të bëhen anketa dhe kalkulime se cilin e dëshirojnë qytetarët dhe cilit i besojnë, pavarsisht ai të jetë shqiptarë, serb, turk apo rom.

“Ne posedojmë më shumë se dhjetë emra të cilët deri më tani janë treguar si kandidat më të denjë, dhe në fund do të zgjedhim një kandidat konsensual”, ka deklaruar kryeministri i vendit Zoran Zaev në Alsat. Në lidhje me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, Zaev tha se ai do të zbatohet dhe se ai do të jetë qytetarë i parë i vendit që pasaporta e tij do ta përmbajë edhe gjuhën shqipe.