SHPËRNDAJE

Në përgjithësi, janë më të kërkuara supermarketet e vegjël të vendosur në qendra të frekuentuara. Ato përshtaten me shprehitë për të blerë në shpejtësi dhe në mënyrë spontane

Tregtia me pakicë në Zvicër gjatë vitit 2016 ka qarkulluar 32.6 miliardë franga, që është për 1 për qind më tepër se gjatë vitit 2015. Por, tendenca e identifikuar prej vitesh e zhdukjes së shitoreve të vogla, ka vazhduar edhe gjatë vitit të fundit, shkruan sda.ch

Numri i transaksioneve gjatë vitit 2016 është ulur në 6731 sish, bën të ditur instituti për hulumtimin e tregut, Nielsen Schweiz. Supermarketet e vegjël kanë arritur ta shtojnë qarkullimin e tyre për 3.6%, discounterët si Aldi dhe Lidl, për 4.4% ndërsa qendrat e mëdha tregtare kanë shënuar humbje.

Në përgjithësi, janë më të kërkuara supermarketet e vegjël të vendosur në qendra të frekuentuara, transmeton albinfo.ch. Ato përshtaten me shprehitë për të blerë në shpejtësi dhe në mënyrë spontane.

Konsumatorët në Zvicër dalin të bëjnë pazar mesatarisht për çdo 2.7 ditë. Shpenzimet mesatare për një blerje janë stabile prej disa vitesh. Në vitin 2016 ato ishin mestarisht 42 franga.

Tri të katërtat e konsumatorëve planifikojnë paraprakisht blerjen por megjithatë, 64 për qind të tyre praktikojnë edhe blerjen spontane. 67 për qind reagojnë ndaj aksioneve, gjegjësisht uljes së çmimeve.