SHPËRNDAJE

Kohëve të fundit jemi mësuar të marrim lajme të mira sidomos nga bashkëatdhetarët tanë në diaspor për sukseset e tyre. Sukseset e diasporës sonë nuk po mungojn në asnjë segment të jetës, si ne sport, kultur, art. I fundit që na bënë të ndihemi krenar është preshevari Herolind Jahiu nga Presheva i cili jetonë dhe vepron në Soloturn te Zvicrës, raporton Rtv “Presheva”.

Herolindi I cili deri në klasë të katërt të shkollës fillore ishte nxënës në shkollën fillore “Ibrahim Kelmendi” në Preshevë, më pas shkollimin fillorë dhe të mesëm e vazhdoi në Soloturn. Studimet bachelor me sukses maksimal I mbaroi në njërin nga Univerzitetet më eminent në Zvicër dhe Evropë, Fahchhochschule Zentralschëeiz Lucern-Bsc ku mbaroi shkencat e Biomedicinës.

Më pas Herolindi vazhdoi edhe studimet master në University of applied sciences Tirol- Msc, ku edhe mori titullin Master of Science in Biomedical Sciences.

Ai punon në spitalin kantonal të Soloturnit ndërsa rrugën e suksesit të bashkatdhetarit Herolind Jahiu duhet ta ndjekin edhe shumë të rinj shqiptarë nga diaspora.