SHPËRNDAJE

Ambasadori i Zvicrës në Serbi, Jean-Daniel Ruch, ka qëndruar sot  në  Bujanoc, ku u takua me përfaqësues politik e institucional të kësaj komune.

Ambasadori i Zvicrës  Jean-Daniel Ruch fillimisht u takua më Kryetarin e komunës së Bujanocit Nagip Arifi  me të cilin kanë biseduar për zhvillimin ekonomik. Në takim kryetari Arifi ka kërkuar nga ambasadori që studentëve të luginës  së Preshevës gjatë pushimit  të iu  mundësohet e drejta për punësim në Zvicër për  tre muaj  radhazi  në vite , ashtu siç ka qenë kohë më parë.

“Unë  kërkova  nga Ambsadori që studentët e Luginës në kohën e pushimeve të kenë mundësinë që të punojnë në Zvicër sepse kështu do t’ia lehtësonin shumë shkollimin” theksoi Arifi për medie.

Ndërkaq edhe  ambasadori  rikujtoi se Zvicra po realizon projekte të ndryshme në këtë rajon.
Shteti Zviceran   përmes projekteve të ndryshme është prezentë  në këtë rajon  e që viteve të   fundit kemi pasur bashkëpunime dhe me Bashkimin Evropian nëpërmjet programi EU-Progress” thekoi  Ambasadori i Zvicrës në Sërbi, Jean-Daniel Ruch.

Kryetari Arifi  e  ka njoftuar ambasadorin Zviceran edhe  për kompanitë  që   veprojnë në Bujanoc  e të cilët bëjnë  eksportimin e prodhimeve të veta  në rajon e Evropë. Me këtë rast ambasadori e ka inkurajuar Kryetarin Arifi  që në komunën e Bujanocit veprojnë   kompani  të cilët  prodhojnë dyer dhe dritare të cilat mund të shfrytëzojnë  marrëveshjeve për tregti të lirë për eksportim e  prodhimit të tyre edhe në Zvicër.

Njëra nga  bisedat që është bërë  mes Kryetarit  Arifi dhe Ambasadorit Zvicerran ishte edhe   ajo e shoqatës Humanitare për Kosovën Lindore me seli në Zvicër   për  aksionin  e   ndërtimit  të  100 shtëpive në Luginë me ç’rast  Iniciativën  në fjalë është përkrahur nga vetë ambasadorin.