SHPËRNDAJE

Futbolli Zvicerian, po dëshmohet si një aset i fuqishëm i talentëve shqiptarë. Pas emrave qe bënë bujë në kulturën e këti sporti siq janë Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, e shumë të tjerë, kësaj elite talentësh po i ofrohet edhe 9 vjeqari nga Presheva Drilon Ahmeti, talenti Shqiptar që u transferua te Klubi i njohur Zvicrran Grasshopper.
Ka lindur më 25 Maj 2009 në Frauenfeld te Zvicrres. Jeton me familjen e tij në Thurgau të Zvicrës.


Hapat e parë te futbollit i ka filluar ne moshën 4 vjeqare në klubin ku vetë jeton FC Sulgen deri në moshen 8 vjeqare, ku pastaj do të vazhdoj të luaj në ekipin e FC Weinfelden deri në fund të sezonit të vitit 2018. Gjatë kësaj periudhe ishte pjesë edhe në Akademinë e futbollit Priosoccer, akademisë së Xherdan Shaqirit. Në moshen 9 vjeqare falë profesionalizmit të ushtrimeve në Akademinë Priosoccer, filloi kurreshtja e disa klubeve zvicrrane për ta patur në rradhët e tyre, por në fund zgjodhi ti bashkohet Grasshopper-it.

Driloni për një kohë të shkurtër ka arritur që të bëhet njëri nga figurat më të rëndësishme të skuadrës së Grasshopper- it. Dhe një fakt të tillë, Drilon Ahmeti e vërtetoi edhe në sezonin që sapo lamë pas ku shenoi mbi 14 gola.

I edukuar nga prindërit , ky talentë me krenari shpjegon origjinën shqiptare. Nuk e mohon dëshiren që të luaj dhe për Shqipërinë apo Kosovën.
Urojmë që rrugën e Drilonit ta ndjekin edhe të rinjët tjerë Shqiptarë, te cilët fatbardhësisht janë të shumtë dhe përfaqësojnë Ambasadorët më të kristalt të Shqiptarisë.