SHPËRNDAJE

Drejtuesit e Këshillit Kombëtar Shqiptarë në Luginë duhet të ndjehen të turpëruar sot më shumë se kurrë. Kur ata bëjnë defile me kostumet e tyre të shtrenjta dhe luksi i tyre është i tepruar, këta drejtues me kollare, që sot na shesin patriotizëm pikërisht sot ditën e mësuesit e përdorin si fushatë elektorale, Ju drejtues duhet ti hapni sytë dhe të ngrini kokën lart dhe të shikoni njëher se në çfarë gjendje mjerimi është zyrja administrative e institucionit tuaj në Medvegjë.

Kjo zyre e cila gjindet në qytetin e Medvegjës tregon qartë seriozitetin e KKSH-së për zgjidhjen e problemit të Medvegjasve, nga kjo zyre e cila më shumë ngjan si një shtall lopësh e aspak zyre administrative që të merret me aktivitete për ata pak Shqiptarë që kanë mbetë në Medvegjë.

Siç duket sipas fotove kërkohet ndërhyrje dhe restaurim emergjent për shkak të gjendjes së rënduar nga pamja e jashtme.
Foton në rrjetin social facebook e ka publikuar “Kryetar i Komisionit për Kulturë në KKSH” i cili ka shkruajtur “Vizitë zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë, para fillimit të aktiviteteve kulturore e letrare në shkollat me mësim në gjuhën shqipe në komunën e Medvegjës…”

Shpresojmë se KKSH do të ndaj fonde për mirëmbajtjen dhe rikonstruimin e zyres në Medvegjë. Gjithashtu në foton e më poshtme ju kujtojmë ambientet e KKSH-së në qytetin e Bujanocit.