SHPËRNDAJE

Përleshje fizike në mes të Shaip Kamberi dhe një mjeku shqiptar?

Administrata komunale, respektivisht zyra e kryetarit të komunës së Bujanocit është shndërruar në arenë boksi.

Një përleshje fizike ka ndodhur mes një mjeku shqiptar dhe kryetarit Shaip Kamberi në zyrën e këtij të fundit, duke u grushtuar dhe përdorur fyerje ndaj njëri tjetrit, shkruan portali lokal, Bujanoci.info

Si pasojë e kësaj përleshje fizike mësohet të ketë qenë konkursi i fundit për pranim të mjekëve në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc.

Përkundër premtimeve të pushtetit se çdo mjek shqiptar do të punësohet, si duket kjo nuk ka vlejt edhe për mjekun, emër i njohur.

Mos përmbushja e premtimeve elektorale po sjell nervozizëm të shumtë te qytetarët, e njëra ndër to është edhe ky rast.

Ju kujtojmë se kjo është hera e parë në historinë e komunës së Bujanocit që ndodhë përleshja fizike mes palëve dhe kryetarit të komunës.