SHPËRNDAJE

Jemi në fundin e vitit shkollor dhe si traditë në shoqëritë e përparuara jepen mirënjohje për nxënës dhe arsimtarët dobi prurës për shkollën e shoqërinë. Por pse të jepen mirëmjohje?!
Sepse të jesh mirënjohës është një shenjë e reflektimit të thellë dhe ndjeshmërisë. Një nga pikat kyçe të mirënjohjes është të dish vlerën e të tjerëve.

Zyra për të rinj në Preshevë ndan mirënjohje me motivacion për promovimin e vlerave të përgjithshme dhe ngritjen e cilësisë arsimore dhe edukative në shoqëri, mirënjohjet i dedikohen për tërë klasën 2/7 me kujdesar Dr. Nazmi Z. Mehmeti dhe katër nxënëse në formë të vaçant: Nora Musliu, Lisana Ramadani, Flaka Çoti dhe Jetesa Behluli.

Këto mirënjohje janë për të mirat që sollën rinijës dhe qytetit tonë. Klasa 2/7 ka sjellë shumë nder qytetit, një klasë e vërtetë, e gatshme për shkollën dhe shoqërinë.

E falenderojmë klasën 2/7 shumë për nderin që na ke sjellë, jo vetëm si nxënës të mjekësisë, por edhe si dikush që punon me shumë sakrificë,pa fitim, me shumë pasion, me shpresë që jo vetëm me qenë klasë e suksesshme, por për t’u siguruar që ata që vijnë pas tyre, djem dhe vajza të kësaj shkolle, që ndoshta kërkojnë një motiv, një inkurajim, këta ia dhanë këtë mundësi. Kështu që, edhe për mirënjohjen, edhe për krenarinë, por edhe për punën fantastike, i jemi shumë mirënjohës.

Vlen të ceket se klasa 2/7 me kujdestarin e tyre morën pjesë aktive në organizimin e netëve në ndihmën ndaj maturantëve, ditën botërore të tokës, stilin e jetës në shëndet, çka pas shkollës së mesme, dita ndërkombëtare e infermierisë, prezantim i kulturës dhe kombit para nacionaliteteve tjera, digjitalizimin e klasave të mjekësisë, rinia aktive në Bujanoc dhe Preshevë, emisioni shëndetësorë ‘A jam mirë’, doracakët mjekësorë, rregullimin e klasës, raportet mësues-nxënës-prind-shoqëri, etj.

Ju përgëzojm dhe urojm për arritjet e klasës 2/7 dhe njëkohësisht ndihemi krenar, pasi ju nuk nderuat vetëm veten tuaj, shkollën teknike, por ajo çka është më e rëndësishmja ju nderuat vendin,vendin tonë të dashur./presheva.com/