SHPËRNDAJE

Aktivistët e zyrës për të Rinj në mbështetje të Komunës së Preshevës dhe në bashkëpunim me Qendrën e Solidaritetit dhe Avancimit kanë bërë ngjyrosjen e lodrave ekzistente në entin parashkollor 8 Marsi në Preshevë,ku kjo pjesë ishte e harruar.

Koordinatori i Zyrës për të Rinj- Altin Boriçi për portalin tonë ka prononcuar se dje së bashku me aktivistët e zyrës për rinj kanë ndërrmarur një aksion simbolik dhe domethënës duke u kujdesur që ti ruajm dhe ti riparojm këto paisje.Zyra për të Rinj nuk do të ndalet dhe me shumë aktivitete të tjera,edhe institucionet tjera të hapura duhet të kenë mirëkuptim dhe të jenë bashkëpunuese.Fëmijëve të qytetit të cilëve padrejtësisht i ka munguar një vend rekreativ duhet që ti ruajn këto paisje sikurse ne po i ruajm sot është shprehur koordinatori Altin Boriçi.

Të martën do të bëhet edhe vendosja e lodrave të reja të siguruara nga QSA përmes projektit të Fondacionit Ana dhe Vllada Divac,në mënyrë që në fund të gjithë të jenë njësoj nga se fëmijët meritojnë më shumë përkushtim./presheva.com/