SHPËRNDAJE

Fëmija është gjëja me e çmuar e shoqërisë. Ata janë dashuria vet, të cilët e zbusin çdo zemër që rrah, e buzëqeshin çdo fytyr të mërrolur, e lumturojnë çdo vështirësi. Ardhmëria dhe shpresa jonë tek të cilët i kthejmë të gjithë ne sytë, rrjedhimisht të cilët kërkojnë kujdes më shumë se sytë.
E në botë ashtu siç nuk është veç një gjuhë, veç një pemë e veç një ngjyrë; dhe fëmijët nuk janë të njejtë, siç ka thënë një autor “secili fëmijë është unik në botën e vet”.
Jo rrallë hasim fëmijë me vështirësi në të folur, të cilët thehen në ndjenjat e tyre, nuk përfillen ashtu siç meritojnë, nuk ndjehen të kuptuar.
Ata mund të trajtohen edhe në aspektin emocional edhe në lehtësimin ose në menjanimin e vështirësisë, me ndihmën e profesionistëve duke u këshilluar me ta dhe duke i ndjekur udhëzimet e tyre.
Më 23 qershor në Preshevë do e keni rastin t’i konsultoni dy profesionistë të patologjisë së të folurit dhe gjuhës njohur ndryshe si logopedë, të cilët do e realizojnë një seminar rreth identifikimit qysh në fëmijërinë e hershme, vlerësimit dhe rrugadalja nga ato vështirësi.
E para vije nga Shqipëria, Brixhilda Lilka, MSc e logopedisë, e cila ka një përvojë të mirë me fëmijët me vështirësi në të folur dhe gjuhë dhe me autikë.
I dyti, do vijë nga Kosova, Miran Xhelili, logoped, i cili ka një përvojë të mirë në “Down Syndrome Kosova”, në “Institutin Kosovar për Logopedi” dhe në “Save the Children”.
Që të dy janë autorë të disa hulumtimeve, ku në disa konferenca ndërkombëtare janë dekoruar më çmime hulumtimet e tyre.

Gjithashtu, do e kemi edhe profesoreshën tonë, Gentiana Memeti Ademi, MSc e psikologjisë klinike, për të cilën sic e dijmë gjithë, ka përvojë shumë të mirë edhe praktike edhe akademike, e cila do flasë në aspektin psikologjik për ndikimin e vështirësive në të folur tek emocionet e fëmijës.

Seminari realizohet nën ombrellën e Zyrës për t’Rinj. Nga ora 11 deri në 17, do mbahet në sallën e zyrës për të rinj.
Pjesëmarrës mund të jenë: logopedë, mësuesë, edukatorë, psikologë, ESR, mjekë, studentë të drejtimeve përkatëse dhe prindër. Pjesëmarrja është e lirë dhe pjesëmarrësit pajisen me certifikata.

Numri është i kufizuar për pjesëmarrje, regjistrimi është i obliguar.
Regjistrohuni në e-mail: fidan.nuh@yahoo.com

Me rrespekt
Koordinator i Zyra për të rinj
Altin Boriçi
&
Koordinator i seminarit
Fidan Naser Nuhiu