SHPËRNDAJE

Zyra për të rinjë organizon kurse falas për nxënësit e arsimit fillorë në komunën e Preshevës. Viti 2019 po i kushtohet rëndësi fëmijëve të talentuar në fushën e pikturës, fotografisë dhe aktrimit.

Rrjeti i të rinjëve do tu ndihmojnë fëmijëve në zhvillimin e talentit të tri në fusha të caktuara, ka thënë në studion e portalit preshevacom, koordinatori i zyrës për të rinjë, Altin Boriçi. sipas koordinatorit në fjalë kurset organizohen falas çdo të shtune dhe të diele nga ora 15.00 në hapësirat e Universitetit të Novi Pazarit për të cilën ka falemderra përgjëgjësit e këtij institucioni arsimorë të cilët u dalin në ndihmë të rinjëve.

Boriçi ka konfirmuar se interesimi i fëmijëve për këto kurse është i madh të cilat organizohen me mbështetjen e pushtetit lokal në Preshevë. Sipas këtijë projekti fëmijët e moshave nga 8-15 vjeç mud të vijojnë në kursin e pikturës, fëmijët e moshave 10- 16 vjeç për aktrim dhe ata të moshës nga 15-20 vjeç mund të vijojnë kurset për fotografi./prsheva.com/